Site icon Telegrafi

Për 83 vjetorin e lindjes, Vetëvendosje bën homazhe te varri i Adem Demaçit

Deputetë e anëtarë të Vetëvendosjes, me rastin e 83 vjetorit të lindjes, kanë bërë homazhe te varri i Adem Demaçit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Me rastin e 83 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, në kujtim e në nderim të atdhetarit e veprimtarit shembull të çështjes kombëtare, të burgosurit politikë, shkrimtarit e humanistit, simbolit të rezistencës, sot deputetë e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! bënë homazhe pranë varrit të tij”, thuhet në postim.

Vetëvendosje e ka vlerësuar Adem Demaçin si veprimtar i pathyer që luftoi në të drejtën e popullit të tij.

“Adem Demaçi lartësoi si askush tjetër virtytet e tiparet e veprimtarit të përhershëm, të pathyer e të palëkundur në të drejtën e popullit të tij, që nuk reshti deri në frymën e fundit së angazhuari për kombin e vendin. Atdhedashuria e Adem Demaçit do të mbetet gjithnjë në zemrat dhe shpirtin tonë, kurse vendosmëria e paepur ndaj kombit dhe atdheut është qartësim i rrugës që duhet ndjekur sot e gjithnjë!”, përfundon postimi i Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/

Exit mobile version