8 Marsi kjo ditë e cila reflekton vetëm pozitivitet, respekt dhe dashuri të pafund për gjininë femërore, si në çdo vend tjetër do të festohet edhe në vendin tonë.
Është bërë si traditë që më 8 Mars, apo siç quhet ndryshe edhe Dita e Grave, meshkujt t’i dhurojnë diçka femrave për të treguar dashurinë dhe kujdesin ndaj tyre.
Mirëpo a keni menduar se çka do t’i dhuroni këtë vit asaj?
Me vite të tëra lulet kanë qenë simbol i dashurisë dhe admirimit prandaj është bërë si traditë që më 8 Mars të dhurohen lule nga më të bukurat.
Këtë 8 Mars, kompania e njohur Sola në bashkëpunim me EBC Cosmetics dhe partneritet me Telegrafin për nder të respektit ndaj gruas do të dhurojë 500 dhurata.
Dëshironi të jeni njëri prej fituesve?
Ejani në Sheshin Zahir Pajaziti më 8 Mars ku do të dhurohen 500 trëndafila nga Sola, dhe në momentin që e tërhiqeni trëndafilin bashkë me të mund të fitoni edhe një kupon.
Secili kupon përmban një dhuratë të veçantë të cilën mund të ja dhuroni gruas tuaj. Gjithçka që duhet të bëni është që më 8 Mars të vini në Sheshin Zahir Pajaziti prej orës 11:00 në këndin e Sola-s, të tërheqin një trëndafil dhe të zbuloni se çfarë dhurate përmban kuponi.
Trëndafilat mund tërheqini vetëm nga gjinia mashkullore mbi moshën 25 vjeçare dhe gjatë tërheqjes duhet të bëjnë “Like” faqen zyrtare të Sola në Facebook.
Një buqetë prej 500 trëndafilave nuk është e mjaftueshme për të shprehur se çfarë vendi të rëndësishëm kanë gratë dhe nënat në jetën tonë, kështu që trëndafilave ju është bashkangjitur kuponi me dhuratë të veçantë.
Prandaj ejani dhe tërheqni njërën nga dhuratat sepse 8 Marsi është dita kur të gjitha ato duhet të ndihen të veçanta dhe buzëqeshja nuk duhet të mungojë në fytyrat e tyre. /Telegrafi/