Telegrafi

Për 74 vite qëndroi i “varrosur” në Britani, restaurohet tanku 20- tonësh që ndihmoi në evakuimin e banorëve nga përmbysjet

Një tank gjigant i Luftës së Dytë Botërore që ishte “varrosur” për 74 vite në Lincolnshire Ferns të Anglisë, është restauruar plotësisht.

Tanku 8 metra Buffalo ishte varrosur pothuajse 9 metra nën tokë që nga viti 1947, dhe mund të jetë mjeti i vetëm në Evropë që ishte përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe akoma funksionon sikur të ishte prodhuar sot.

Fermeri Daniel Abbott, 42-vjeç, dhe ekipi i tij i vullnetarëve nxorën në prill të kaluar tankun amfib 20 tonësh, pasi i kishin kaluar tre vite duke e kërkuar, transmeton Telegrafi.

Buffalo ishte zhytur thellë nën tokë, pasi në mars të vitit 1947 ishte përdorur si mjet amfib për të shpëtuar banorët e fshatit Crowland nga përmbysjet.

Pas një viti, tanku është restauruar dhe për 74-vjetorin e përmbysjeve të vitit 1947, u prezantua në Thorney&Crowland.

Modelit LVT-4 i është restauruar kabina, pjesa e përparme e blinduar dhe marshi – duke i vendosur edhe zinxhirët e rinj. /Telegrafi/