Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), e cila drejtohet nga Valdrin Lluka, përkthimi i gjashtë Marrëveshjeve nga tetë sa janë, nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe, për Projektin e Termocentralit “Kosova e Re” i ka kushtuar mbi 5000 euro.
Një faqe e formatit A4 është përkthyer me çmim prej 12.50 euro.
Këto të dhëna, Telegrafi.com, ka arritur t’i sigurojë pas insistimit dhe kërkesës për qasje në dokumente publike, sipas Ligjin Nr. 03/L-215 për qasje në dokumente publike.
“Përkthimi i gjashtë Marrëveshjeve të Projektit TC ‘Kosova e Re’, nga tetë sa janë gjithsej, është realizuar nga kompania N.Sh.P. ‘Transcript’, kurse, dy Marrëveshjet për Implementim, janë përkthyer me ndihmën e Projektit KESS, USAID)”, kanë treguar në MZHE.
Ata kanë bërë ët ditur se procedurat e përkthimit të gjashtë Marrëveshjeve kanë vazhduar me këtë kompani të vitit 2016.
“Çmimi për faqe, sipas kontratës me kompaninë N.Sh.P. ‘Transcript’, është 12.5 euro, ndërsa për dy Marrëveshje tjera – atë për Blerje të energjisë dhe Marrëveshja për Implementim, MZHE nuk ka shpenzuar, andaj dhe nuk kemi informacion se sa kanë kushtuar për Projektin KESS, pasi që është çështje e brendshme e USAID”, bëhet e ditur nga përgjigjet e MZHE-së.
Të gjashtë Marrëveshjet e përkthyera nga gjuha angleze në gjuhën shqipe kanë 401 faqe. “Gjashtë Marrëveshjet e përkthyera në gjuhën shqipe, sipas kontratës në fjalë kanë kushtuar 5012.50 euro”, kanë treguar në MZHE.
Zyrtarët e MZHE-së kanë treguar edhe se përkthimi i marrëveshjeve është kryer sipas kushteve të parapara me kontratë.
Projekti për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” është projekt që ka filluar para më shumë se një dekade dhe në vazhdimësi ka pasur ndryshime për kapacitetet e tij.
Në fund është vendosur që ai do të prodhojë 450 megavat orë energji elektrike nga kompania Countor Global me një investim prej 1.3 miliard eurove.
Ndryshe, për shkak të mos stabilitetit të furnizimit me energji elektrike, bizneset vendore në vend humbin deri në 330 milionë euro brenda vitit. /Telegrafi/