Telegrafi

Për 31 minuta e 45 sekonda në ekran, Tom Felton fitoi 16 milionë dollarë

(Foto: Getty Images/Warner Bros.)

Tom Felton fitoi 16 milionë dollarë për 31 minuta e 45 sekonda paraqitje në filmat për Harry Potter.

Aktori 22 vjeçar është paguar 523.943 dollarë për minutë paraqitjeje në ekran gjatë franshizës së popullarizuar, transmeton Metro.

Duke marrë parasysh që personazhi i tij kishte pakëz më shumë se gjysmë ore kohë, që është shumë më pak se rolet e Rupert Grint, Emma Watson e Daniel Radcliffe – të ardhurat e tij nuk janë as afër më të lartave në serinë e filmave.

Sipas IMDB, Grint kishte 211 minuta paraqitje, Watson 205 minuta dhe Radcliffe 539 minuta.

(Foto: PA)

Për rolin e Ron Weasley, Grint është paguar 43 milionë dollarë, Watson fitoi 72 milionë dollarë duke luajtur Hermione Granger, derisa Radcliffe mori 97 milionë dollarë.

Në një intervistë për Daily Mail në vitin 2010, Felton kishte deklaruar se nuk i menaxhoi paratë me mençuri dhe bleu “shumë gjëra pa vlerë që i blejnë fëmijët”.

“Bleva skateboard e rroba dhe gjëra tipike adoleshente. Dhe, sa më shpejt që munda, hodha shumë para në automjete – kryesisht BMW – për mua dhe familjen time. Mamaja ime më tha: ‘Ti punove shumë për të kështu që merr atë që dëshiron, por ki kujdes, do të humbasësh para nga makinat’. Dhe ajo kishte të drejtë”, kishte thënë aktori.

Shpenzimet e Felton shkuan aq larg sa ai pati probleme me taksat për dy vjet, prandaj vendosi t’i menaxhonte paratë më me kujdes. /Telegrafi/