Telegrafi

Për 30 vite luajti kombinimin e njëjtë të numrave, më në fund fiton xhekpotin – kanadezi shpërblehet me 60 milionë dollarë

Për të pasur sukses, duke pasur durim dhe të jeni këmbëngulës, të paktën kështu pretendon Bon Truong.

Ky burrë nga Edmonton në Kanada, thotë se ka fituar 60 milionë dollarë në lotari, pasi e luajti kombinimin e njëjtë të numrave që tash e 30 vite e praktikon.

Truong që kishte emigruar në Kanada nga Vietnami qysh në vitin 1983, kohë më parë kishte fituar me numrat 2,3,4,8,9,20 dhe 30, konbinime këto që kanë të bëjnë me data të ditëlindjeve të anëtarëve të familjes. Megjithatë pas disa dekadave që luajti numrat e njëjtë, është multimilioner.

Pasi e kuptoi se numrat që i kishte luajtur prej shumë vitesh, më në fund i kanë sjell një shumë të majme të hollave, sa që i dukej e pabesueshme. /Telegrafi/