Site icon Telegrafi

Për 24 orë u raportuan pesë raste të dhunës në familje

Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë ka shënuar rritje.

Kjo dhunë mund të ketë ardhur edhe si pasojë e qëndrimit në shtëpi për shkak të masave të ndërmarra për ta parandaluar përhapjen e COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në polici u raportuan pesë raste të tilla. Sipas raportit të policisë rastet e raportuara ishin një në Drenas, një në Prishtinë, dy raste në Gjakovë dhe një në Malishevë.

Viktima të këtyre rasteve ishin nga fëmijët e deri tek prindërit.

Rastet e plota:

Gllogoc 09.05.2020 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 10.05.2020 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje pronësore ka kanosur vëllain e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 09.05.2020 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. I dyshuari pas kontrollit nga mjeku është rekomanduar për kontrolle psikiatrike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë 10.05.2020 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari kosovar, për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 10.05.2020 – 21:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (vëllezër), pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version