Site icon Telegrafi

Për 24 orë u gjobitën 874 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 874 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore për parandalimin  e përhapjes së  COVID-19.

Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version