Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës në Vushtrri në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë.
Sipas një postimi të Policisë së Kosovës në Facebook shkruhet se në rastin e parë, në rrugën “Ana Lin” Vushtrri është arrestuar i dyshuari kosovar në gjendje të dehur, pasi gjatë kontrollit në posedim i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 4-fishekë.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në rastin e dytë, në rrugën “Ahmet Selaci” Vushtrri, është arrestuar i dyshuari pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë.
“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës’ “, thuhet në postim. /Telegrafi/