Site icon Telegrafi

Për 24 orë, policia dënoi 539 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka vazhduar me shqiptimin e gjobave për shkelësit e masave antiCOVID.

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka dënuar 539 qytetarë në bazë të ligjit COVID-19.

Ndryshe në vendin tonë ditëve të fundit ka pasur rënie të rasteve me coronavirus.

Sipas IKSHPK-së, dje në vend janë konfirmuar 109 raste të reja me virusin SARS CoV-2. /Telegrafi/

Exit mobile version