Telegrafi

Për 24 orë policia arreston 27 persona dhe shqipton 1017 tiketa

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar me arrestimin e personave që kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe shqiptimin e gjobave për ata që kanë shkelur rregullat e komunikacionit.

Gjatë këtij 24 orësh policia ka arrestuar 27 persona ku prej tyre 17 janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq ka shqiptuar 1017 tiketa trafiku./Telegrafi/

Tiketa trafiku të shqiptuara 1017
Arrestime 027
Në mbajtje 017