Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar nëntë raste të dhunës në familje.
Rastet e dhunës në familje janë raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Lipjan, Prizren, Istog.
Fushë Kosovë 25.08.2021-23:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurori i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
Prishtinë 26.08.2021 – 02:00. I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë në familje duke sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Prishtinë 26.08.2021-17:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin jetojnë në një banesë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lipjan 26.08.2021 – 09:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja dhe vajza e tij të dyshuarat femra kosovare, kishin ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Prizren 26.08.2021 – 11:37. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Prizren 26.08.2021 – 08:00. I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë në familje duke sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare me të cilën nuk kanë kurorëzim. Palët janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të njëjtit lirohen në procedurë të rregullt.
Prizren 26.08.2021-13:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti saj i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Istog 26.08.2021 – 01:30. Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Istog 26.08.2021-15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/