Telegrafi

Për 24 orë në Kosovë dy aksidente me fatalitet dhe 1095 gjoba trafiku

Policia e Kosovës gjatë të martës ka shqiptuar 1095 gjoba në trafik, ndërsa po në këtë 24 orësh kanë ndodhur dy aksidente me fatalitet.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se dje kanë ndodhur gjithsej 56 aksidente, 23 prej tyre përfunduan me të lënduar, 31 pa të lënduar, si dhe dy me fatalitet.

31 persona janë arrestuar, 21 janë dërguar në mbajtje si dhe 5 të tjerë në vuajte të dënimit.