Referuar raportit 24 orësh të Policisë, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 42 aksidente komunikacioni, 20 ishin me të lënduar, ndërsa pjesa tjetër pa të lënduar.
Në mesin e aksidenteve me të lënduar, Policia ka përmendur atë që ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë, ku si pasojë e përplasjes mes dy veturave lëndime të rënda trupore ka pësuar një këmbësore e lëndime të lehta njëri prej shoferëve të aksidentuar.
Të shtunën, policia shqiptoi edhe 955 tiketa trafiku.
Po ashtu, 4 persona janë arrestuar, ku tre prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajte të dënimit. /Telegrafi/