Telegrafi

Për 24 orë, 94 aktakuza kundër 103 personave

Foto: Arkiv

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 94 aktakuza kundër 103 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tetë persona, si dhe ka bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohet të jenë përfituar  përmes veprave penale.

Një Traktor i markës “SAME prodhim Italian”, ngjyrë e portokalli, pa targa, me nr. identifikues CPR707020618 dhe të një rimorkio e traktorit.

Po ashtu, nga kjo prokurori janë sekuestruar edhe masë drusore e llojit Ahu për djegie të njoma, të pa damkuar dhe pa leje transporti në sasi prej 6.70 m³. /Telegrafi/