Telegrafi

Për 24 orë, 56 aktakuza kundër 67 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 56 aktakuza kundër 67 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë persona, si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë katër kërkesa për sekuestrimin të përkohshëm. /Telegrafi/