Site icon Telegrafi

Për 24 orë, 51 aktakuza

Prokurori i Shtetit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 51 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 14 persona, si dhe janë bërë dymbëdhjetë 12 kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesëmbëdhjetë 15 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrime për shkak të veprave penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Falsifikim dokumenti“.

Nga kërkesa e parë janë sekuestruar 3 aparate për lojëra fati, 6 shtëpiza kompjuteri, 5 televizorëve, 3 tastierave, 1 skaneri, dhe para kesh në vlerë prej 778 eurosh, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Ndërkaq, nga kërkesa e dytë janë sekuestruar një veturë për shkak të veprës penale “Falsifikim dokumenti”. /Telegrafi/

Exit mobile version