Të martën në Kosovë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, 11 prej tyre me të lënduar, kurse 37 tjerë vetëm me dëme materiale.
Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 592 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, Policia e Kosovës të martën ka arrestuar 22 persona, 7 nga të arrestuarit janë në ndalim policor kurse 4 janë dërguar në vuajtje të dënimit./Telegrafi/