Telegrafi

Për 24 orë, 45 aksidente trafiku

Foto: Ilustrim

Të hënën në Kosovë kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, 18 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 27 tjerë vetëm me dëme materiale.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 566 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, të hënën policia ka arrestuar edhe 44 persona, 25 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

Fotografi ilustruese: