Prokurori i Shtetit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 35 aktakuza, kundër 51 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë persona të dyshuar.
Gjithashtu, janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër personave të dyshuar dhe një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të disa monedhave.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar, për shkak të veprës penale “Detyrimi”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar katër persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për dy persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 15 aktakuza, kundër 24 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë aktakuza, kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar gjithsej katër persona të dyshuar dhe ka bërë një kërkesë për sekuestrim të disa monedhave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër gjashtë personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një aktakuzë, kundër një personi të pandehur.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri aktakuza, kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur pesë aktakuza, kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/