Telegrafi

Për 24 orë, 29 aktakuza kundër 31 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 29 aktakuza, kundër 31 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar katër persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar, si dhe ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy persona për 48 orë dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur shtatë  aktakuza kundër tetë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/