Telegrafi

Për 24 orë, 1272 tiketa të trafikut në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1272 tiketa të trafikut gjatë 24 orëve të kaluara.

Gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur gjithsej 47 aksidente, prej tyre një me fatalitet. 15 sosh përfunduan me të lënduar, kurse 31 pa të lënduar.

Sipas raportit policor, 24 persona janë arrestuar, 10 janë dërguar në mbajtje, kurse dy në vuajte të dënimit.