Prokurori i Shtetit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej 111 aktakuza, kundër 127 personave të pandehur.
Në njoftimin e Prokurorit të Shtetit bëhet e ditur se janë ndaluar 14 persona të dyshuar.
Po ashtu, janë kërkuar gjithsej 14 masa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, me ç’rast janë paraqitur dymbëdhjetë 12 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 17 personave.
Në njoftim bëhet e ditur se ka pasur edhe një kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor ndaj dy personave, si dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një personi të dyshuar. /Telegrafi/