Telegrafi

Për 10 muaj mbi 3 milionë tonë mallra eksport-import me anije në Durrës

Në kalatat e portit të Durrësit në periudhën 10-mujore janar-tetor 2018 janë përpunuar 3 milionë e 17 mijë tonë mallra, të cilat kanë mbërritur ose janë nisur me anije dhe tragete drejt destinacioneve të ndryshme.

Tragetet kanë transportuar mbi 726 mijë tonë mallra me kamionë dhe trajlerë, ose 8% më shumë se sa gjatë 10-mujorit të vitit 2017, ndërsa nga anijet janë përpunuar mbi 2 milionë e 290 mijë tonë mallra, një shifër më e vogël se sa ajo e vitit paraardhës, transmeton atsh.

Tragetet kanë transportuar mbi 276 mijë tonë mallra eksporti, ndërsa anijet mbi 701 mijë tonë mallrat të tjerë, gjithmonë për eksport. /Telegrafi/