Site icon Telegrafi

PEPR: Veljanoski ta thërret Kuvendin para se të ndodh gjendja e jashtëzakonshme

„Nëse gjendja do të bëhet e jashtëzakonshme nuk do të vendos kryetari i Kuvendit, por populli“, porosisin nga PEPR. Partia për emancipim të plotë të romëve (PEPR) e pyet Trajko Veljanoskin vallë duhet të ketë gjendje të jashtëzakonshme që ta thërret Kuvendin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Vallë prisni që në Kuvend të hyjë populli i cili proteston çdo ditë, dhe atëherë të shpallni gjendje të jashtëzakonshme. Por atëherë ju nuk do ta thirrni seancën, por populli do të vendos çfarë dhe si më tutje. Prandaj ju ftojmë që në kohë të caktoni seancë të Kuvendit, që të mos vijë deri në gjendje të jashtëzakonshme. Ne ju themi se keni të drejtë kushtetuese të caktoni seancë, sepse ju jeni njeriu i cili i shpall zgjedhjet“, reagojnë nga PEPR.

Prej PEPR apelojnë deri te të gjithë romët të mos dalin në këto zgjedhje dhe të mos votojnë, pa marrë parasysh cilës parti politike i takojnë./Telegrafi/

Exit mobile version