Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve (PEPR), pyet pse shteti hesht dhe nuk ka ndërmarrë asgjë në lidhje me situatën në këtë kohë kur familjet rome gjenden në qiell të hapur, ku shumë familjeve nga Stajkovci, Çento dhe vende të tjera kanë nevojë për një shtëpi të ngrohtë dhe vend strehim, transmeton Telegrafi Maqedoni.
PEPR kërkon nga Qeveria të dalë me informata kush dhe në çfarë baze i ka përdorur 5 mijë banesa në pronësi të shtetit të Republikës së Maqedonisë.
“Këto apartamente janë në pronësi të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, këto apartamente janë tuat, të miat, romëve të uritur dhe viktimave në përmbytjet e fundit. Ne besojmë se qytetarët e ndershëm dhe human të Maqedonisë pajtohen se në disa pjesë nga këto apartamente të akomodohen familjet që po vuajnë më shumë dhe që kanë nevoja themelore. Ne propozojmë një vendim të menjëhershëm për akomodimin e njerëzve, sepse kryengritja rome nuk do të mbetet një ngjyrosje e qeverisë”, tha PEPR.
Nga reshjet e shiut janë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, ku 22 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë raportohen të zhdukur. /Telegrafi/