Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve (PEPR) e gjykon ashpër vendimin e djeshëm, si thonë, të të ashtuquajturit kryetari për mos dhënien e mandatit Zoran Zaevit për formimin e qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga PEPR thonë se nuk mundet Ivanovi të merr vendime jashtë kompetencave të tij. Kryetari Ivanov ka bërë një goditje shteti dhe menjëherë duhet të arrestohet. Menjëherë pas arrestimit duhet të merremi me atë se cilët ishin arsyet për shkeljen e kushtetutës për vendimet jashtë kushtetuese të Maqedonisë, vlerësojnë nga PEPR.
Poashtu edhe nga Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) kanë reaguar ndaj vendimit të Ivanovit.
PPD vendimin e Ivanovit e vlerëson si thellim të krizës së gjatë dhe krizës së rëndë ekonomike të shtetit. PPD do tu propozojë të gjithë partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë që të nënshkruajnë memorandum të përbashkët me të ciltën do të votohet personi Gjorge Ivanov si person i padëshiruar për shqiptarët dhe do të kërkojnë menjëherë të jep dorëheqje.