Nicolas Pepe e ka filluar mbarë aventurën te Arsenali, pas realizmit të transferimit 80 milionësh nga Lille.
Anësori francez e filloi menjëherë seancën stërvitore te skuadra londineze, duke i treguar cilësitë e tij te bashkëlojtarët e rinj.
Për fat të keq, Granit Xhaka ishte në momentin jo të duhur, pasi Nicolas Pepe e turpëroi atë me një futje të topit në mes të këmbëve.
Pak çaste më vonë, francezi të njëjtën gjë i bëri e transferimit tjetër të ri të Arsenalit, Gabriel Martinelli, që i futi topin në mes të këmbëve.
Nicolas Pepe pritet që ta ketë shansin që të debutojë shumë shpejtë te Gunners, madje në përballjen miqësore ndaj Barcelonës që zhvillohet nesër (e shtune). /Telegrafi/
🥜🥜
Nico straight into action with the rondo nutmegs 🔥
⚡️ #PepeIsHere pic.twitter.com/fsg8OMm9vj
— Arsenal (@Arsenal) August 2, 2019