Telegrafi

Pepe shkaktoi penallti në minutën e 90-të dhe kështu Besiktasi humbi titullin (Video)

Pepe u transferua nga Real Madridi te Besiktasi si lojtar i lirë.

Në aspektin financiar portugezi nuk i kushtoi asgjë klubit turk, por kjo nuk mund të thuhet edhe në sukseset e klubit, tek trofetë.

Lexo po ashtu Fellaini, Pepe e Xhaka – Këta janë 10 futbollistët më të ‘egër’ aktualisht (Foto)

Besiktasi humbi me rezultat 2-1 nga Konyaspor në Superkupën e Turqisë.

Dhe ishte Pepe ai që në minutën e 90-të shkaktoi një penallti që u konkretizua në gol nga Nejc Skubic.

Më poshtë keni video me golat e takimit dhe rastin në fjalë. /Telegrafi/