Telegrafi

Pepe rrezikon dy vite përjashtim nga futbolli, pas skenave të shëmtuara në derbin Porto-Sporting

Pepe mund të suspendohet deri në dy vjet pasi u shfaq duke shkelmuar një drejtor të Sporting Lisbonës gjatë një ndeshje në fundjavën e kaluar.

Përplasja e Portos me rivalët portugez, Sporting, përfundoi në skena të shëmtuara, pasi katër lojtarë u përjashtuan nga loja pas ndeshjes pas një rrëmuje të furishme që përfshiu legjendën e Real Madridit.

Ish-qendërmbrojtësi i Los Blancos nuk është i panjohur për konfrontime, por edhe ai nuk do të ketë përjetuar shumë situata më të vështira se kjo.

Lexo po ashtu Katër lojtarë të përjashtuar në një përleshje të egër gjatë derbit Porto - Sporting, sigurisht që njëri ishte Pepe

Në një përleshje me 40 lojtarë, Joao Palhinha, Bruno Tabata dhe Marchesin u bashkuan të gjithë me Pepen për t’u përjashtuar pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Gjatë ndeshjes ishte përjashtuar edhe Sebastian Coates. Por, është Pepe ai që mund të përfundojë me dënimin më të rëndë.

Reprezentuesi portugez mori kartonin e kuq për një grindje me ish-lojtarin e Neëcastle, Hugo Viana.

Mirëpo, raportet nga gazeta portugeze A Bola tani pretendojnë se raporti i gjyqtarit Joao Pinheiro thotë se Pepe goditi një drejtori sportiv – një akt sjelljeje të dhunshme – megjithëse nuk është e qartë se ai e bëri këtë.

Emri i drejtorit në fjalë nuk është përmendur në raport dhe Pepe nuk mund të kontaktohej për koment.

Por, sipas nenit 145 të Rregullores Disiplinore të Ligës së Klubeve, kjo konsiderohet si një ‘vepër disiplinore shumë e rëndë’ e cila mund të ketë një ndalim që varion nga dy muaj deri në dy vjet.

Në teori, një ndalim i gjatë mund të nënkuptojë fundin e karrierës së Pepes – duke pasur parasysh se ai mbush 39 vjeç më vonë këtë muaj. /Telegrafi/