Telegrafi

Pepe Reina nga sezoni i ri pjesë e Milanit, e konfirmon Mirabelli

Pepe Reina gjatë ndeshjes mes Napolit dhe Milan (Foto: Getty Images)

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, e ka konfirmuar se ata do të në nënshkruajnë me Pepe Reainin nga Napoli.

Spanjolli do kalojë në Milano si lojtar i lirë dhe erdhi pasi Gennaro Gattuso dëshiron provojë në skuadër.

“E kishim rastin ta marrim falas dhe mendojmë se është një dobi strategjike”, ka thënë Mirabelli për Tiki-Taka.

“Ti je më i miri” (Foto: Getty Images)

“Kemi shumë gara për të marrë pjesë, Reina mund të na ndihmojë edhe jashtë fushës duke dhënë kontributin e tij”.

“Kemi nevojë për njerëz me eksperiencë dhe ai është njëri nga ata”, ka shtuar Mirabelli.

Lexo po ashtu Politano objektivi kryesor i Milanit për fazën e sulmit

Për portierin e njohur kishte shfaqur interesim edhe Liverpooli, por spanjolli duket se nuk ishte i interesuar të kthehet në Ligën Premier.

Në të kaluarën Pepe Reina ishte edhe pjesë e Bayern Munichut, Villarrealit dhe Barcelonës. /Telegrafi/