Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, e ka konfirmuar se ata do të në nënshkruajnë me Pepe Reainin nga Napoli.
Spanjolli do kalojë në Milano si lojtar i lirë dhe erdhi pasi Gennaro Gattuso dëshiron provojë në skuadër.
“E kishim rastin ta marrim falas dhe mendojmë se është një dobi strategjike”, ka thënë Mirabelli për Tiki-Taka.
“Kemi shumë gara për të marrë pjesë, Reina mund të na ndihmojë edhe jashtë fushës duke dhënë kontributin e tij”.
“Kemi nevojë për njerëz me eksperiencë dhe ai është njëri nga ata”, ka shtuar Mirabelli.
Për portierin e njohur kishte shfaqur interesim edhe Liverpooli, por spanjolli duket se nuk ishte i interesuar të kthehet në Ligën Premier.
Në të kaluarën Pepe Reina ishte edhe pjesë e Bayern Munichut, Villarrealit dhe Barcelonës. /Telegrafi/