Pepe, shumë shpejt mund të bëhet transferimi më i ri në Superligës Kineze.
Mbrojtësi i Real Madridit është i fundit që ka rënë në radarin e klubeve multi-milionere të Kinës, pasi skuadra Hebei Fortune ka bërë ofertë për shërbimet e tij.
Sipas gazetës italiane, Calciomercato, oferta prej 14 milionësh për sezon në drejtim të Pepes, është pranuar nga qendërmbrojtësi, përcjell Telegrafi.
Portugezi 33-vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim në Manchester United dhe Juventus, por në fund të fundit do të përfundojë duke luajtur nën urdhrat e ish-trajnerit të Manuel Pellegrini në Hebei.
Në Hebei, Pepe do të fitojë pagë tri herë më të lartë se ajo që ka në Santiago Bernabeu, ndërsa brenda disa ditëve pritet të bëhet edhe zyrtarizimi. /Telegrafi/