Site icon Telegrafi

Pepe nuk ndryshon kurrë, tani një postim në rrjetet sociale rrezikon që të marrë një dënim shembullor

Mbrojtësi portugez Pepe është në telashe të mëdha pasi mund të dënohet për disa ndeshje edhe pse nuk është ndëshkuar me karton të kuq.

Sipas Record , Pepe po përballet me një pezullim të mundshëm me katër ndeshje pasi ai ndau një postim të diskutueshëm në rrjet sociale pas derbit Benfica – Porto.

40-vjeçari, i cili ka mbetur jashtë fushës për shkak të një lëndimi, duket se ka shprehur zhgënjimin e tij me vendimet e gjyqtarit gjatë ndeshjes.

Në tweet-in e tij, ai përdori një tendë cirku dhe pesë emoji-klloun, një deklaratë e qartë e mosmarrëveshjes së tij me vendimin e gjyqtarit Joao Pinheiro për të përjashtuar Fabio Cardoso vetëm nëntëmbëdhjetë minuta pas lojës.

E tani duke postuar këtë foto, mbrojtësi veteran rrezikon të dënohet shumë nga Federata Portugeze e Futbollit.

Gazeta portugeze ‘Record’ ka raportuar se gjatë 48 orëve të ardhshme do të merret një vendim për dënimin e ish-mbrojtësit të Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version