Telegrafi

Pepe një legjendë e Real Madridit, këta janë lojtarët që kanë luajtur me të në qendër ndër vite (Foto)

Mbrojtësi portugez me prejardhje braziliane, Pepe, pritet të largohet në fund të këtij kampionati nga Real Madridi.

Ai në qershor do t’i mbush dhjetë vite me fanellën e Real Madridit, gjë që e shndërron në një legjendë të këtij klubi.

Pepe ka fituar çdo gjë me ‘Mbretërit’ nga Liga e Kampionëve, te titujt në La Liga e Kupën e Mbretit.

Ai së fundmi u shpall kampion i Evropës edhe me Portugalinë.

Pepe ka qenë 23 vjeçar kur ka zbarkuar nga Porto te Real Madridi dhe për partner në qendër të mbrojtjes ka pasur shumë lojtarë.

Tani 33 vjeç ai me Sergio Ramosin ka pasur partneritetin më të gjatë dhe më të suksesshëm. /Telegrafi/

Fabio Cannavaro (2007 deri 2009)

Heinze (2007 deri 2009)

Albiol (2009 deri 2013)

Garay (2009 deri 2011)

Metzelder (2007 deri 2010)

Carvalho (2010 deri 2013)

Varane (2011 deri ?)

Nacho (2011 deri ?)

Sergio Ramos (2005 deri ?)