Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, mund të përfundojë në Kinë.
Për portugezin ka një ofertë të majme në tavolinë për një pagë prej 15 milionë euro.
Skuadra që është e interesuar për lojtarin është Hebei Fortune.
Ai po ashtu ka një ofertë nga Manchester United ku trajner është Jose Mourinho.
Pepe në fund të vitit mbetet pa kontratë dhe mund të zgjedh cilëndo skuadër. /Telegrafi/