Besiktasi ka kaluar në epërsi kundër Antalyasporit në ndeshjen e vlefshme kampionale në kuadër të Superligës turke.
Golin e vetëm në këtë pjesë të parë e shënoi transferi i sivjetmë i Besiktasit, Pepe (45’).
Mbrojtësi portugez u gjend më së miri në zonë pas një harkimi për ta dërguar topin në rrjetë.
Kujtojmë që më 4 korrik, Pepe iu bashkua Besiktasit nga Real Madridi si transfer i lirë. /Telegrafi/