Spekulimet se trajneri i ri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në kontratën e tij ka një klauzolë që ia ndalon transferimin e lojtarëve të Bayern Munichut, janë të pavërteta.
Anësori i bavarezëve, Douglas Costa, më herët gjatë javës ka deklaruar se spanjolli nuk ka leje për të transferuar lojtarë nga ish-skuadra e tij, megjithatë Press Association Sport raporton se kjo është e pavërtetë.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Sipas burimeve, City ka të drejtë të blejë lojtarë të Bayernit edhe nën menaxhimin e Guardiolas.
Ish-trajneri i Barcelonës do të nisë punën te klubi anglez në muajin e ardhshëm.
LEXONI EDHE: Guardiola nuk guxon t’ia bëjë këtë gjë Bayernit