Site icon
Telegrafi

Pep Guardiola zbulon pse ai ‘ndihet keq’ për Man United para derbit të Mançesterit

Pep Guardiola ka zbuluar se ai ndihet keq për kolegun e tij Erik ten Hag dhe Manchester United para derbit të Mançesterit që do të zhvillohet këtë vikend.

Teksa çdo derbi është i rëndësishëm, kjo përballje e vikendit e ka të shtuar edhe kontekstin e titullit të Ligës Premier, me Manchester Cityn që pozicionohet vetëm një pikë mbrapa Liverpoolit.

United do të shkojë në ‘Etihad’ pas një humbje me rezultat 2-1 ndaj Fulhamit në Ligën Premier javën e kaluar, por të besuarit e Ten Hag u kundërpërgjigjën në mesjavë me një fitore të rëndësishme me rezultat 1-0 ndaj Nottingham Forest në FA Cup.

“Unë do të thoja se tek klubet e mëdha ju duhet të fitoni dhe të fitoni, jo vetëm tek United. Ju duhet ta bëni këtë, por nuk është e lehtë për United të vazhdojë me suksesin e jashtëzakonshëm që kishin me Sir Alex Ferguson”, ka thënë Guardiola.

“Kjo nuk është e lehtë, unë mund ta kuptoj këtë. Më herët në Angli, klubet kishin më shumë durim, por sot të gjitha kanë shumë presion”, është shprehur spanjolli.

Pep Guardiola duket se e ka këshilluar Joan Laportan se kush duhet të zëvendësojë Xavin te Barcelona
Lexo po ashtu Pep Guardiola duket se e ka këshilluar Joan Laportan se kush duhet të zëvendësojë Xavin te Barcelona

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me rivalin e qytetit, Guardiola gjithashtu ka treguar se nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në shërbimet e Jack Grealish, i cili u lëndua në sfidën ndaj Luton Town.

“Ai nuk do të jetë i gatshëm për këtë vikend. Kur ai do të rikthehet, nuk e di. Ne kemi alternativa. Lëndimet janë gjithmonë pjesë e jetës, ka të bëjë se si i tejkaloni ato”, përfundoi Guardiola./Telegrafi/

Exit mobile version