Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, doli në një konferencë për shtyp për të folur për gjysmëfinalen kundër Real Madridit dhe pranoi se ndalimi i Vinicius Junior është një nga objektivat e tij.
Spanjolli ka përgatitur një plan për ta luftuar atë.
“Ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë atij”, deklaroi ai, prandaj edhe markimi i brazilianit do të jetë i ashpër.
“Është e njëjta gjë që bëjmë kundër Salah, Mane, me çdo skuadër, ne nuk jemi naivë. Ne nuk mendojmë se jemi aq të mëdhenj dhe nuk ka rëndësi se çfarë bën Madridi”.
“Ka edhe Benzeman, Rodrygon dhe ajo që më pëlqeu më shumë është aftësia e tyre për të luajtur së bashku, ata nuk e humbasin lehtë topin. Ata bashkohen dhe është e vështirë t’ua heqësh atë”.
Në nivel individual, Guardiola komentoi se: “Vinicius është një lojtar që të fundos sa herë që mund të kontaktojnë me topin. Ai ka shumë përvojë sepse lojtarët e tij kanë qenë në situata të ngjashme”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/