Telegrafi

Pep Guardiola tregon dy klubet që nuk do t’i drejtojë kurrë në karrierë

Pep Guardiola, trajner te Manchester City (Foto: Clive Mason/Getty Images)

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se nuk do t’i drejtojë kurë klube si Manchester United dhe Real Madrid.

Pep Guardiola është në Manchester City që nga viti 2016, ndërsa ka drejtuar edhe klube si Bayern Munich dhe Barcelona.

Manchester City dhe Manchester United shihen si rival të mëdhenj, pasi vijnë nga i njëjti qytet.

Pep Guardiola. (Foto: Michael Regan/Getty Images)

“Pasi e kam trajnuar Cityn nuk do t’i trajnoj kurrë ata, sikurse që nuk do ta trajnoj  Real Madridin pas Barcelonës”.

“Nëse nuk do të kisha oferta, do të shkoja në Maldive. Ndoshta jo në Maldive pasi atje nuk ka fusha golfi”, ka thënë Guardiola sipas Guardian.

Pep Guardiola (Foto: Michael Regan/Getty Images)

Manchester United do ta pres Manchester City sonte nga ora 21:00. /Telegrafi/