Pep Guardiola është bërë trajneri që arrin më shpejtë 200 fitore në Ligën Premier, duke iu dashur vetëm 269 ndeshje.
Manchester City ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim te Sheffield United në kuadër të javës së tretë të Ligës Premier.
Përveçse për Cityn, kjo fitore tha shumë edhe për trajnerin Guardiola, i cili arriti një rekord të madh të fitoreve me ekipin e tij në kampionatin elitar anglez.
We’ve got 👏👏 Guardiola! 💙#ManCity | @PepTeam pic.twitter.com/1O6WXCyqxc
— Manchester City (@ManCity) August 27, 2023
Guardiola ka kaluar përpara Sir Alex Ferguson duke arritur 200 fitore për vetëm 269 ndeshje, ndërsa skocezi këtë shifër e arriti në 322 ndeshje dhe Jose Mourinho në 326 ndeshje.
Është interesante se Guardiola nuk ishte as në bankinë për fitoren e tij të 200-të, pasi aktualisht po rikuperohet nga një operacion në shpinë.
The quickest manager to reach 200 Premier League wins 🤩
Congratulations, @PepTeam! pic.twitter.com/7uykn4f7es
— Premier League (@premierleague) August 27, 2023
Por, Liga Premier e njeh rekordin pavarësisht mungesës së tij dhe këtë e ka konfirmuar në faqen zyrtare.
Në vendin e pestë gjendet Arsene Wenger me 200 fitore në 332 ndeshje dhe David Moyes i pesti me 511 ndeshje. /Telegrafi/
Pep Guardiola has become the quickest manager to reach 200 Premier League wins.
He did it in 53 fewer games than Sir Alex Ferguson 🤯 pic.twitter.com/rNEexGXvrQ
— ESPN UK (@ESPNUK) August 27, 2023