Pep Guardiola ka kritikuar Chelsean për shpenzimet e mëdha në afatin kalimtar të janarit.
Presidenti i klubit londinez Todd Boehly shpenzoi mbi 300 milionë euro vetëm në afatin kalimtar të janarit duke afruar emra si Mykhaylo Mudryk, Enzo Fernandez, Benoit Badiashile, Malo Gusto, Noni Madueke, Andrey Santos, David Faofana dhe Joao Felix.
Ndërkohë nëse merren parasysh edhe transferimet e afatit kalimtar veror që kur Todd Boehly e mori drejtimin e klubit, shpenzimet për transferime të lojtarëve kanë kaluar shifrën e 600 milionë eurove.
Një nga trajnerët që ka shpenzuar më së shumti që kur është në këtë profesion, Pep Guardiola ka kritikuar Chelsean për shpenzimet e mëdha.
Pep ka thënë se Manchester City është në mesin e skuadrave që kanë shpenzuar më së paku sa i përket afatit kalimtar të janarit.
“E di se çfarë do të ndodhte nëse diçka të tillë do ta kishte bërë Manchester City. Ajo që dua të them është se jemi mes pesë ose gjashtë skuadrave të fundi të Ligen Premier përsa i përket shpenzimeve në afatin kalimtar të janarit dhe kemi fituar 11 trofe në pesë vite”.
“Ajo që bën Chelsea nuk më përket mua, ne e dimë se çfarë bëjmë edhe tani që afati kalimtar është i çmendur”.
“Ajo që bëjnë ata nuk është puna ime, por janë edhe disa rregullore që duhen respektuar”, ka deklaruar Pep Guardiola. /Telegrafi/