Pep Guardiola është një nga njerëzit e paktë në botë që mund të mburret se mban një orë Richard Mille 27-01 në dorën e tij.
Kjo orë është projektuar posaçërisht për nder të Rafael Nadal, dhe vetëm 50 kopje u prodhuan dhe u shpërndanë pronarëve në mbarë botën.
Ora vlen 1.3 milionë euro dhe peshon vetëm 18.83 gram.
Është ora mekanike më e lehtë në botë dhe Guardiola e mbajti në ndeshjen me Real Madridin në “Santiago Bernabeu” dhe ia tregoi botës.
Ky ishte pikërisht qëllimi i kompanisë që Richard Mille themeloi në vitin 2001.
Kur doli për herë të parë në shitje kapte vlerën e 800 mijë eurove, por me kalimin e kohës vlera e tij pothuajse është dyfishuar. /Telegrafi/