Telegrafi

Pep Guardiola i kërkon falje Steven Gerrardit për deklaratën e tij të pamatur

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i ka kërkuar falje Steven Gerrard për komentet në lidhje me gabimin famëkeq të ish-kapitenit të Liverpoolit.

Strategu katalanas foli për fatkeqësinë e anglezit në fund të sezonit 2013-14 kur analizoi akuzat e fundit nga Liga Premier kundër Citizens.

Por, Guardiola ka zbuluar në konferencën e tij të fundit për media se i ka kërkuar falje ish-mesfushorit të Anglisë, gabimi i të cilit ndihmoi Cityn të fitonte Ligën Premier atë vit.

Lexo po ashtu ‘A ishte faji ynë edhe rrëshqitja e Gerrard?’ – Guardiola kujton momentin famëkeq teksa del në mbrojtje të Cityt

“I kërkoj falje Steven Gerrardit për komentet e mia të panevojshme. Ai e di se si e admiroj atë dhe karrierën e tij, atë që ka bërë për këtë vend. Më vjen turp për veten time, ai nuk e meriton”, deklaroi trajneri i Cityt para derbit me Arsenalin.

Akuzat e Cityt kishin të bënin me shkelje të dyshuara midis viteve 2009 dhe 2018.

Sezoni 2013-14, kur Manuel Pellegrini udhëhoqi klubin e Mançesterit drejt fitimit të titullit të Ligës Premier, ndodhi brenda asaj periudhe kohore. /Telegrafi/