Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka fituar çmimin “Trajneri më i mirë” nga FIFA pas sezonit mjaft të suksesshëm, ku arriti të fitojë tripletën.
Kjo ishte hera e parë që Guardiola e fiton këtë çmim, ani pse ishte nominuar në disa raste, teksa kujtojmë që ky çmim ka filluar të shpërndahej që nga viti 2017.
Ky triumf vjen si shkak i tripletës së fituar me Manchester Cityn në vitin 2023, ku fituan Ligën e Kampionëve, Ligën Premier dhe FA Cup.
Për të fituar këtë çmim në garë ishin edhe Simone Inzaghi (Inter), Ange Postecoglou (Tottenham), Luciano Spalletti (Napoli), Xavi (Barcelona).
Pep Guardiola has been named #TheBest FIFA Men's Coach 2023! 👏
Click here for more information. ➡️ https://t.co/WfSFQ8wGkn pic.twitter.com/pyWP17m3T1
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) January 15, 2024
Por sidoqoftë Guardiola doli në krye duke marrë 28 pikë dhe duke lënë në vendin e dytë Luciano Spallettin me 18 pikë dhe Simone Inzaghin me 11 pikë.
Ky çmim ipet në bazë të votave të trajnerëve të kombëtareve, kapitenëve, gazetarëve si dhe tifozëve anembanë botës.
Si kriter për të fituar këtë çmim u morën për bazë arritjet nga data 19 dhjetor 2022 deri më 20 gusht 2023./Telegrafi/