Pep Guardiola ka dhuruar bonusin e tij afër 1 milionë euro për fitimin e Ligës Premier, FA Cup dhe Ligës së Kampionëve për disa anëtarë e stafit të Manchester City .
Shuma e saktë është mbajtur e fshehtë, por disa nga yjet e klubit fitojnë bonuse deri në 1 milionë funte në kontratat e tyre dhe Guardiola ka të ngjarë të jetë rreth kësaj shifre, sipas Daily Mail.
Shuma që thuhet se ishte në kontratën e Guardiolas është 750 mijë funte, apo mbi 870 mijë euro.
Guardiola ka folur gjithmonë për rëndësinë e të gjithë stafit në triumfet e fundit të Man Cityt dhe vendosi të bëjë një donacion për një numër të konsiderueshëm punonjësish në klub.
Kjo shumë besohet se do të përfshijnë recepsionistët dhe stafin e sigurisë të cilët shihet se kanë luajtur një rol në suksesin historik këtë sezon, duke kulmuar me triumfin e trefishtë, pasi mposhtën edhe Interin në finalen e Ligës së Kampionëve të së shtunës.
Guardiola është një figurë jashtëzakonisht e popullarizuar në mesin e stafit dhe akti i tij i fundit i bujarisë do të rrisë ndjeshëm vlerën e bonuseve që tashmë u ishin dhënë atyre prapa skenave.
Stafit që punon në klub u jepen bonuse të vogla për çdo trofe të fituar.
Guardiola tashmë do të planifikojë sezonin e ardhshëm, ku planifikon të afrojë emra si Josko Gvardiol dhe Mateo Kovacic./Telegrafi/