Site icon Telegrafi

Pep Guardiola dhe Man City kishin një objektiv në ditën e fundit të afatit kalimtar, por nuk ia arritën ta merrnin

Manchester City ishte jo shumë aktiv në ditët e fundit të afatit kalimtar, por Pep Guardiola tentoi të sillte një përforcim të madh në Etihad në sekondat e fundit.

Man City në ditën e fundit të afatit kalimtar të dimrit kishte një largim, ku Joao Cancelo u transferua te Bayern Munnich si huazim me të drejt blerje.

Është e pazakontë që Man City “pushoi” në ditën e fundit të afatit kalimtar dhe nuk solli askënd. Megjithatë, “përgjumja” duket se ka qenë plani i Guardiolas, i cili në momentin e fundit i dërgoi një ofertë Leicesterit.

Guardiola u përpoq të përfitonte nga situata me James Maddison dhe ta huazonte në orët e fundit të afatit kalimtar. Ai donte të përfitonte nga fakti se kontrata e Maddison me Leicester ishte gati të skadonte.

Sipas gazetarit Sam Lee nga The Athletic, Guardiola ka dërguar një ofertë për Maddison mbrëmë vonë, dhe bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje në verë.

Në Leicester u refuzua me shpresën se anglezi do të nënshkruajë kontratë të re me ‘dhelprat’ në muajt e ardhshëm. Nëse kjo nuk ndodh, nuk ka dyshim se spanjolli do ta sjellë në Manchester City pas qershorit.

Guardiola ka shprehur më parë admirimin e tij për Maddison, duke e quajtur atë një “futbollist të jashtëzakonshëm”.

Gjithsesi, City Man do të duhet të presë për të sjellë në radhët e tyre mesfushorin e madh, ndaj ky do të mbetet një nga refuzimet e rralla dhe më të vështira për trajnerin spanjoll që kur mori drejtimin e Manchester Cityt./Telegrafi/

Exit mobile version