Telegrafi

Pep Guardiola blen vilë tre milionë euroshe në zemër të qytetit të Manchesterit (Foto)

Pep Guardiola ka hedhur rrënjët në Manchester duke blerë apartament në qendër të qytetit.

Trajneri spanjoll i skuadrës së Manchester Cityt ka blerë një vilë që i ka kushtuar mbi tre milionë euro.

Guardiolas i mbaron kontrata aktuale pas 18 muajve me ekipin nga Ettihad, por do të zhvillojë bisedime me klubin për ta vazhduar atë edhe për disa të tjera.

Zyrtarpt e klubit janë të bindur se ish-strategu i Barcelonës është i lumtur me jetën në qytet dhe do të dëshirojnë ta zgjasim bashkëpunimin.

Pep dhe familja janë futur në shtëpinë e tyre të re kur mori detyrën në korrik 2016.

“Po, është mirë. E bleva një apartament sepse më duhet të jetoj diku dhe jam i lumtur që jetoj në këtë qytet. Ngjashëm kam vepruar kur isha në Romë, në Brescia dhe në Munich. Më pëlqen të jetoj në qytet dhe të jem afër njerëzve”, tha spanjolli.

Ndryshe, trajneri këtë sezon po bën mrekulli me Citizens duke mos pësuar në asnjë ndeshje kampionale. /Telegrafi/