Pep Guardiola është deklaruar pas vdekjes së Johan Cruyff.
Guardiola ishte një prej sukseseve të para të La Masias duke luajtur rol kyç në ekipin e Cruyff, e më pas edhe si trajner ku i ka ndihmuar legjenda holandeze.
“Unë asgjë nuk kam ditur për futbollin derisa e takova Cruyffin”.
“Neve do të na mungojë ai dhe ne nuk mund të shkojmë te ai nëse duam ta shohim, por ajo që ai ka lënë pas do të jetë gjithmonë prezente”.
“Ata që kanë punuar me të e dinë se janë me fat që kanë pasur kontakt me të”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/